Sport

Gjimshiti ‘hero’ i Atalantës, i jep fitoren në sekondat e fundit


               Publikuar në : 17:45 - 07/12/19 |
Al Do

Mbrojtësi i kombëtares sonë, Berat Gjimshiti është kthyer sot në heroin e Atalantës.

Ai i dhuroi ekipit të tij fitoren në minutën e 93 të një ndeshjeje mjaft të vështirë kundër Veronës.

Bergamaskët u ndodhën dy herë në dizavantazh pasi miqtë kaluan dy herë në avantazh me Di Carmine.

Atalanta barazoi dy herë dhe sekondat e fundit Gjimshiti përfitoi nga një asist i Toloi duke e mbyllur ndeshjen në rezultatin 3-2.

Kjo fitore e çon ekipin e Atalantës në kuotën e 28 pikëve, në vend të gjashtë dhe shumë afër zonës Champions. /Opinion.al

Pas