Politikë

Kryemadhi: Dëmet e tërmetit pasojë e papërgjegjshmërisë shtetërore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:45 - 07/12/19 |
Al Do

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se problemet më të mëdha nga tërmeti do të vijnë në situatën e menaxhimit të pasojave të tij.

Në një intervistë televizive Kryemadhi tha se nuk duhet të ndalemi vetëm te rregullimi dhe sistemimi i qytetarëve por kthyer vëmendja tek gjendja aktuale ku fëmijëve i mungojnë shkollat dhe qytetarëve që jetojnë në cadra i mungojnë kushtet sanitare.

Tashmë do të vijnë problemet më të mëdha, problemet që do të vijnë pas tërmetit. Paniku që përhapet tek njerëzit, pasiguria që kanë njerëzit, mungesa e ekonomisë që kanë njerëzit për të jetuar dhe vazhduar në mënyrë normale. Dakord themi që ne do të marrim përsipër për t’i rregulluar, për t’i sistemuar. Por të harrojmë që një pjesë e madhe e shkollave, kopshteve dhe çerdheve nuk  janë. Fëmijë që qëndrojnë nëpër shtëpi që nuk e dinë nëse e kanë garancinë e shtëpisë apo jo. Një pjesë e madhe e atyre që iu janë shembur shtëpitë jetojnë nëpër çadra ose jetojnë nëpër familjarët e tyre. Ne merreni me pallatet që janë në qytetet në Tirana në Durrës apo në Vorë, por në shtëpitë nëpër fshatra është që nuk largohen nga shtëpitë për shkak të gjësë së gjallë. Është një situatë që kërkon një angazhim shumë të madh dhe nga ana sanitare. Nuk kemi merremi më anën sanitare por është një problem shumë i madh për shëndetin dhe mbarëvajtjen e shëndetit të njerëzve të prekur nga tërmeti.”, tha Kryemadhi.

Sa i përket ftesës së kryeministrit për tu ulur në një tryezë, Kryemadhi e cilësoi atë si një veprim të shëmtuar për “të ndarë hallin” dhe në funksion të propagandës.

Ajo që Rama bëri ishte një gjë shumë e shëmtuar në ato ditë fatkeqësie që kërkonte të largonte problematikën e mosveprimit me dashje. Sepse mosveprimi në pallatet e Thumanës për të nxjerrë familjet jashtë ka qenë një mosveprim me dashje dhe për këtë prokuroria duhet të kishte filluar hetim të menjëhershëm. Çfarë ka ndodhur, pse familjet kanë ndejtur aty pse nuk janë nxjerrë.”, deklaroi ajo.

Kreu i LSI nënvizoi se kjo situatë e krijuar me 51 viktima kërkon përgjegjësi pasi sipas saj ato janë shkaktuar si pasojë e papërgjegjshmërisë shtetërore dhe jo si pasojë e fatkeqësisë natyrore. /Opinion.al

Pas