Bota

Gjermania mbështet heqjen e Rusisë nga sistemi SWIFT


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:17 - 26/02/22 |
Opi Nion

Gjermania ka thënë se do të mbështesë heqjen e Rusisë nga sistemi SËIFT, pas disa ditësh debati midis anëtarëve të Bashkimit Evropian.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock dhe ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck në një postim të përbashkët të shtunën thanë se ata janë “nën presion të lartë për të shmangur dëmtimin kolateral kur shkëputen (Rusia) nga SWIFT, në mënyrë që të godasë njerëzit e duhur. Ajo që na nevojitet është një kufizim i synuar dhe funksional i SWIFT.

Gjermania është vendi i fundit i BE-së që hoqi kundërshtimin ndaj sanksionit, pasi kryeministri i Italisë Mario Draghi dhe udhëheqësi hungarez Victor Orban sinjalizuan mbështetjen e tyre më herët të shtunën./Opinion.al

Pas