Bota

Gjermania, Franca dhe Italia pezullojnë vaksinën AstraZeneca


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:17 - 15/03/21 |
Opi Nion

Gjermania, Franca dhe Italia janë shtuar në listën e vendeve të cilat kanë pezulluar shpërndarjen dhe injektimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca kundër Covid-19 .

Ministri  gjerman i shëndetësisë Jens Spahn tha këtë të hënë se vendi do të ndërpresë injektimin e vaksinës si një masë paraprake, pasi disa prej personave që e kishin marrë patën raste të mpiksjes së gjakut.

Franca dhe Italia gjithashtu ndaluan shpërndarjen e vaksinave ditën e sotme, në pritje të rishikimit nga rregullatori i ilaçeve të BE-së, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Ne kemi vendosur të pezullojmë përdorimin e AstraZeneca si një masë paraprake dhe shpresojmë ta rifillojmë atë shpejt nëse këshillat e EMA e lejojnë atë,” tha Presidenti francez Emmanuel Macron të hënën në konferencën për shtyp. “EMA do të japë vlerësimin e saj nesër pasdite mbi përdorimin e kësaj vaksine.”

Agjencia italiane e ilaçeve pezulloi gjithashtu përdorimin e vaksinës AstraZeneca pasi një burrë i cili kishte marrë dozën e parë të vaksinës kishte ndërruar jetë.

Pjesa më e madhe e Evropës tashmë ka ndaluar injektimin e vaksinës, përfshirë këtu vende si Danimarka, Rumania, Bullgaria etj.

Këto pezullime shkojnë kundër këshillës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, EMA dhe vetë gjigandit farmaceutik, të gjithë kanë thënë se nuk ka prova të një lidhjeje me mpiksjen së gjakut dhe rasteve të pacientëve të cilët kanë ndërruar jetë./Opinion.al

Pas