Te Fundit

Homazh në 6-vjetorin e vdekjes/Petro Zheji,shumëkush ka nevojë për ty sot!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:42 - 15/03/21 |
Opi Nion

NGA ARTUR ZHEJI

U largove si një anije e madhe dhe e rëndë, në agim të Pranverës, të cilën e prite me vullnetin tënd të papërsëritshëm, Zhejan!

E ngrite spirancën dhe hyre në mjergullën e dendur, pas të cilës, ti profetizoje gjithmonë, pas Mjegullës ku askush më nuk kthehet, ka Dritë, ka Harmoni dhe Përsosmëri të pasosur…

Mjaftonte një vështrim i Yti, i ngarkuar me dashuri të pafundme dhe me të gjitha ngjyrat e kësaj bote dhe, merrja Forcë (forcën që tani më mungon) dhe fitoja Besim (besimin që tani, pa Ty, më rrokulliste dhe lodron si gjethja)…

Me vullnetin tënd të pathyeshëm, në shkretëtirën e Mohimit, që ishte shndërruar Shqipëria, predikoje derë më derë Gjuhën e madhe Shqipe, më së shumti ishe vetëm dhe plot kërcënime!

Sot, ke shumë ndjekës! Të vërtetë dhe të rremë!

Dhe Vepra jote, sa më shumë të çlirohet Shqipëria nga shqiptarët – antishqiptarë, aq më Lart do të ngjitet o Fisniku im!

Por mua, lotët e mallit nuk më shterrin kurrë për Ty, Petrushka, (më pëlqente tja “vidhja” Stravinskyt, këtë…)

Ato lotë të fshehtë, të një malli pa kufi, herë fundosen në kraharor, herë më trazojnë gjakun dhe herë dalin në sipërfaqe si një nevojë fëminore për të mos u vetëpërmbajtur…

Jam i bindur që ngrehina e Madhështisë së Veprave të Tua, është ende në katin e saj të parë!

Kjo gjë më ngushëllon, por në të vërtetë fare pak gjë!

Se kur pushtohem nga malli dhe nevoja e pangushëllueshme për të folur me ty, do jepja shumëçka, për një ecje të gjatë, duke shkelur mbi hapat e mijëra kilometrave që kemi bërë sëbashku, në Tiranë, në Romë apo buzë Missisipit…

“Einstein, na zbuloi se edhe Koha është e kthyeshme”, më thoje shpesh Petrushka!

“E pra, edhe makina e Kohës, është thjesht çështje kohe!” vazhdoje të më thumboje ti, për të qetësuar ankthet e mia…

Sa mirë do ishte, ti hypje asaj dreq makine te Kohës dhe të parkoje diku pranë meje, ta pinim një kafe të stërgjatë dhe të më hypje për një shëtitje, në zbulim të ideve të tua të reja që më siguri janë një aventurë e vertetë mendore dhe kalorsiake!…

KUSH ISHTE PETRO ZHEJI

Petro Zheji ka qënë një personalitet i jashtzakonshëm shumëplanësh, që rrallë, shumë rrallë, ndeshet. Ishte një mësues i supertalentuar i të gjitha moshave dhe shtresave shoqërore, dhe gama e tij e mësimdhënies ishte e gjerë dhe e gjithanshme , siç ishte kultura e tij e thellë dhe e kristaltë. Takimi më të ishte shterues, ai ishte nje psikolog I jashtzakonshëm dhe ka lënë gjurmë në të gjithë intelektualët e shquar që njohu, fatkeqësisht vetëm në Shqipëri.

Përkthimet e tij të shkëlqyera kanë ushtruar një ndikim të ndjeshëm në ngritjen në një stad bashkëkohor të aftësive shprehëse të gjuhës shqipe, me fjalëformimet e tij të larmishme e të bazuara fort në traditën tonë më të mirë, por duke futur edhe po ato mjete shprehëse të letërsisë bashkëkohore që e bëjnë shqipen sot të krahasueshme me gjuhët më të përpunuara, falë kulturës së tij titanike dhe saktësisë së shprehjes së të gjitha gjëndjeve shpirtërore. Psh përkthimi i nobelistëve Steinbeck dhe Asturias kap edhe nuancat më fine të këtyre autorëve gjenialë.

Por puna e tij e jetës ishte ekspozimi i një mjeti brilant të mendimit të tij në dobi të njerëzve dhe pikërisht përvijimi i një sistemi të ri të formalizimit të logjikës instinktive njerëzore. Me anë të këtij projekt-sistemi synohet të riinterpretohet sintetikisht e gjithë dija dhe të gjendet ndoshta një çelës i ri për realizimin e ëndrrave të përbashkëta filozofike –fetare të gjithë njerëzimit. Ky mjet sugjerohet në botimet “Shqipja dhe Sanskritishtja” (2 vol.), “Libri i Aforizmave “ dhe “ Roli Mesianik i Shqipes”.

Më poshtë po paraqes përshtypjet e mia nga komunikimi im intelektual me Petron.

Petro mendonte vetiu, ai kishte mendim që ishte në vetvete i vërtetë.

Ai gjente Absolutin kudo dhe punonte me të, sikurse Kisha sot lufton Relativizmin. Gjuha e tij është demaskuese por e qetë, mendimi i tij është revolucionar, por me kuptimin që trajton papa Ratzingeri në librin e tij “Revolucioni i Zotit”.

Ai kishte gjetur te shqipja mendimin e vetishëm, pra mendimin si e vërtetë e gjallë, mendimin që përjashton çdo dyshim, mendimin e pashkëputur nga fakti, mendimin e Frymës së Shenjtë. Shqipja e tij mbillte besim në çdo zemër.

Absoluti i tij pa fërkim, pa sforcim ishte jashtë realitetit; prandaj pikërisht nëpërmjet tij ai e shihte këtë të fundit tejpërtej, si i huaj, si i jashtëm për të, pra realiteti s`mund të mbante më sekrete për të.Absoluti i tij kuptoi Krishtin si e vetmja rrugë që zgjidhet si vetvrasja e egos për të lënë të hyjë , ose për të gjetur botën që aspiron Njeriu, botën ku aspirata e tij çlirohet.

Ai rivendos Absolutin si aksiomë të mendimit dhe përmbys Laplace-in kur i thotë Napoleonit të I : “Sire, je n`ai pas besoin de cette Hypothese” (Madhëri, nuk kam nevojë për këtë Hipotezë). Këtu me Hipotezë Laplace kuptonte Absolutin, Zotin.

Keni dëgjuar për clairvoyance? Ai e përjetonte dhe të infektonte me të.

Petrua komunikonte pa paramenduar siç porosit Ungjilli, mendimi I tij ishte vallëzues , siç e kërkon NIçja. Prandaj askush s`e kapte dot me algoritma linearë mendimi. Ai vuante nga “la douce folie de Christ” (çmendia e ëmbël e Krishtit). Zoti i tij s`luante me zare ( Einstein) por ai e përdorte gjuhën si zar për zbulim e krijim.

Algoritmi i Petros është simbolik , ai s`kapet dot akoma informatikisht. Mesazhi i tij është i shifruar, i enkriptuar, por me shifër, zarf të hapur (One time pad) , si vetë natyra. Ai mund të quhet edhe Algoritëm natyral. Ai është pra edhe Antialgoritëm, i lindur edhe nga përpjekja për tu përballur me Antiligjin e asaj kohe.

Pas