Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermani, aty ku sirianët i konsiderojnë xhamitë “tepër konservatore”

2016/10/28 at 9:13 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermani, aty ku sirianët i konsiderojnë xhamitë “tepër konservatore”

Hani Salam u arratis nga lufta civile në Siri dhe i mbijetoi një udhëtimi të rrezikshëm nga Egjipti në Europë. Por, kur pa persona me mjekra të gjata në një xhami pranë shtëpisë së tij të re në Këln të Gjermanisë, nëntorin e kaluar, ai nisi të shqetësohej.


Shfaqja e tyre i kujtoi atij rebelët islamikë të “Jaish al-Islam”, të cilët morën nën kontroll vendlindjen e tij pranë Damaskut, – thotë 36-vjeçari Salam, – të cilët ishin me mustaqe, por jo mjekra. Njëri prej tyre i tha Salamit se “myslimanët e mirë rrisin mjekrën, jo mustaqet”.

“Gjithçka rreth asaj xhamie më bëri të ndihesha jo i qetë”, tha ai.

Sirianët në Gjermani thonë se shumica e xhamive arabe në këtë vend janë më shumë konservatore sesa ato në vendlindjen e tyre. Përgjatë dy muajve, një dyzinë sirianësh nga 6 vende të shenjta lutjeje në 3 qytete, u  shprehën për “Reuters” se ishin të parehatshëm me mesazhet konservatore që jepeshin në xhamitë arabfolëse.

Njerëzit kanë kritikuar mënyrën sesi të sapoardhurit visheshin dhe praktikonin besimin e tyre, tha ai. Disa këmbëngulën se Kurani duhet interpretuar fjalë për fjalë. Kjo është një çështje e shumëdiskutuar në një vend ku, fluksi i jashtëzakonshëm i emigrantëve drejt Europës po sjell pasoja të thella politike dhe sociale.

Në Gjermani, gjatë këtij viti, “Alternativa për Gjermaninë”, një parti populiste që thotë se Islami nuk është i përputhshëm me Kushtetutën gjermane, po fiton terren. Atje ka pasur një sërë sulmes nga militantët myslimanë. Sirianët dhe të tjerë thonë se problemi i xhamive i shtohet mosbesimit.

Në Gjermani, besimet e tjera janë tradicionalisht të mbështetura nga shteti. Por shumica e 4 milionë myslimanëve në vend, kryesisht vijnë nga Turqia dhe frekuentojnë xhamitë turqishtfolëse, të cilat janë pjesërisht të financuara nga Ankaraja.

Vitin e kaluar, rreth 890 mijë azilkërkues, më shumë se 70 për qind e të cilëve myslimanë, mësynë Gjermaninë. Rreth një e treta e tyre vinin nga Siria. Shumica e tyre nuk donin të shkonin në xhamitë turke, sepse nuk i kuptojnë predikimet e tyre. Ata preferojnë të luten në vendet ku flitet arabisht.

Megjithatë në këto xhami kanë dalë edhe probleme të tjera. Më së shumti atyre u mungojnë fondet, ndërsa të tjera janë të mbështetura nga Arabia Saudite apo vendet e tjera të Gjirit Persik. Disa mbështesin ultrakonservatorët, apo ata që bëjnë interpretime shumë të mirëfillta të Islamit, siç janë Vehabizmi apo Salafizmi.

“Fatkeqësisht është e vërtetë se shumica e xhamive arabishtfolëse janë më konservatore sesa xhamitë turke”, thotë profesori Mouhannad Khorchide, i cili drejton Qendrën për Teologjinë Islamike në Universitetin “Muenster”. Kjo përbën problem për integrimin e atyre që janë më pak konservatorë.

Në Këln, Salam thotë se 75 sirianë jetojnë në të njëjtin hotel, si të ishin një familje e tërë. Prej tyre, vetëm një grua e mbuluar lutet në xhaminë më të afërt ku flitet arabisht. “Një herë kur shkova atje, një salafist i kërkoi një të riu arab të largohej, sepse mbante pantallona të shkurtra”, shtoi ai. “Në fakt, në xhamitë turke askush nuk do t’ia dijë se çfarë mban veshur”.

/ Top Channel



Ju sugjerojmë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
Para
Video/ Tuna brenda trekëndëshave, shikoni trailerin e klipit të ri “Bermuda”

Video/ Tuna brenda trekëndëshave, shikoni trailerin e klipit të ri “Bermuda”

Video-STOP/ Zgjidhje për invalidin Haki Zekthi

Video-STOP/ Zgjidhje për invalidin Haki Zekthi

Foto/ Fabregas tallet keq me tifozët e Arsenalit

Foto/ Fabregas tallet keq me tifozët e Arsenalit
















TE FUNDIT

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
23 Korrik, 2026

Tensione kanë shoqëruar seancën e fundit parlamentare të këtij sesioni, ku I pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Rama. Përvec protestës...

Lexo më shumë

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
23 Korrik, 2026

Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia gjatë protestave para Parlamentit, mes të cilëve edhe dy vajza. Policia e...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
23 Korrik, 2026

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në...

Lexo më shumë

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
23 Korrik, 2026

Këtë të enjte ka nisur seanca e fundit plenare në Kuvend për këtë sesion parlamentar, ndërkohë që qytetarët janë vendosur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}