Kronikë

Gjendet një makinë e djegur dhe një armë, dyshohet e autorëve të plagosjes


               Publikuar në : 21:00 - 18/01/20 |
xhu lia

Një mjet i djegur është gjetur  pak më parë në dalje të qytetit të Vlorës.

Dyshohet se ky mjet i djegur i përket autorëve të plagosjes së Nikollaq dhe Ronald Çepaj.

Ngjarja ndodhi rreth 2 orë më parë në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, ku persona të armatosur plagosën Nikollaq Çepajn dhe kunatin e tij Ronald Çepajn  brenda një lokali.

Gjithashtu mësohet në mjetin e shkrumbuar tip “Benz A-Class”  u është gjetur dhe një armë tip kallashnikov, që dyshohet se është përdorur për plagosjen.

Policia ka ngritur postblloqe në të gjithë qytetin si dhe po vijon hetimet dhe kërkimet për kapjen e autorëve dhe zbadhjen e ngjarjes./Opinion.al/

Pas