Kronikë

Flet xhaxhai i Rolandit: Dëgjova breshëri, ai po pinte kafe me Niko Çepajn


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:25 - 18/01/20 |
xhu lia

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës dhe aktualisht ndodhen në spital. Ngjarja ndodhi në lagjen në një lokal në lagjen “Bashkimi”.

Si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur të plagosur Nikollaq Çepaj 36 vjeç dhe Roland Çepaj, 28-vjeç të cilët kanë të afërm me njëri-tjetrin. Në momentin e të shtënave dy të rinjtë kanë qenë të ulur në lokal së bashku.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:22 si pasojë e një konflikti të çastit. Ndërkohë dëshmitar në vendin e ngjarjes ka qenë dhe xhaxhai i një prej të plagosurve, pikërisht 28 vjeçarit, Roland Cepaj.

Ai u shpreh se është qëlluar në distancë nga një makinë me breshëri automatiku dhe mendon se nipi i tij është plagosur aksidentalisht.

“Unë isha atje dëgjova breshëri dhe ulërima. Kanë qëlluar nga brenda makinës”, -u shpreh ai.

Mendohet se shenjestra e atentatit ka qenë Nikollaq Çepaj, i cili prej pak ditësh ishte liruar nga burgu.Ai ishte arrestuar në qershor të vitit 2018 pasi kishte plagosur me armë në një lokal Eraldo Lazajn.

Më pas në dalje të qytetit të Vlorës u gjet një makinë e shkrumbuar dhe brenda saj një amrë e tipit kallashnikov,e cila dyshohet se ka qenë e autorëve të ngjarjes./Opinion.al/
.

Pas