Kronikë

Gjendet i vrarë me armë zjarri 13-vjeçari në Kurbin, dyshimet e para


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:24 - 30/07/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gërnac të Kurbinit.

Mësohet se një 13-vjeçar me inicialet R. K, është vrarë me armë zjarri në afërsi të banesës së tij. A qenë kryeplaku i fshatit ai që ka telefonuar policinë për ngjarjen e rëndë.

Deri më tani nga informacionet e para është bërë me dije se viktima bashkë me tre fëmijë të tjerë kanë qenë duke kullotur bagëtitë në mal, e atje kanë gjetur armën.

Raportohet se ata kanë dërguar bagëtitë në stan e kanë nisur të luajnë me armën e gjetur, që për fat të keq, ka qenë e mbushur.

Paraprakisht dyshohet se i mituri ka shkrepur vetë armën dhe si pasojë nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në vend./Opinion.al

Pas