Kronikë

Gjendet e pajetë një 25-vjeçare në shtëpinë e fëmijës në Vlorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:04 - 15/08/21 |
Opi Nion

Një 25-vjeçare është gjetur e vdekur këtë të dielë në mëngjes në Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë.

Sipas policisë, trupi i pa jetë i së resë është gjetur nga stafi mjekësor.

25-vjeçarja e identifikuar me iniciale D.D., mësohet se vuante nga sëmundja e Epilepsisë.

Mësohet se trupi i pajetë i 25-vjeçares do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, por paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

“Sot, rreth orës 10:00, në shtepinë rezidenciale të fëmijës, Vlorë, nga stafi mjeksorë, është gjetur pa shenja jete, shtetasja D. D., 25 vjeçe, e cila vuante nga sëmundja e Epilepsisë.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale”, njofton policia.

Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup hetimor dhe po vijojnë hetimet./Opinion.al

Pas