Momente të pazakonta janë regjistruar në qendër të qytetit të Fierit, ku një gjarpër është shfaqur në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.
Prania e tij ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, të cilët janë ndalur për të parë nga afër zvarranikun. Gjarpri është larguar nga zona pas pak minutash pasi u konstatua.
Ngjarja ka ngjallur reagime dhe komente të shumta mes qytetarëve, pasi raste të tilla në qendër të qytetit janë të rralla.
Ekspertët e mjedisit shpjegojnë se temperaturat e larta dhe ndryshimet në habitatet natyrore mund të bëjnë që zvarranikët të afrohen pranë zonave të banuara.

















