Aktualitet

Genc Pollo zbulon pse nuk kandidoi në listat e PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:54 - 09/03/21 |
Opi Nion

Një ditë pas dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë, Genc Pollo ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale duke zbuluar arsyet pse nuk kandidoi në zgjedhjet e 25 priilit.

Ai thotë se mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykoi të përshtatshme teksa i uron PD-së dhe aleatëve që të realizojnë në 25 prill rotacionin politik që sipas tij mbetet i domosdoshëm.

“Të dashur miq! Unë vendosa të mos kandidoj për deputet në listat e Partisë Demokratike mbasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme.

Megjithatë unë uroj që PD e aleatë të realizojnë në 25 prill rotacionin politik që mbetet absolutisht i domosdoshëm.”, shkruan Genc Pollo./Opinion.al

Pas