Aktualitet

Shkatërrohet grupi shqiptaro-nigerian i drogës, 27 shqiptarë të arrestuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:27 - 09/03/21 |
Opi Nion

Një operacion ndërkombëtar i koduar “Maxi” kundër trafikut të drogës ka vënë në pranga 55 persona mes të cilëve 27 shtetas shqiptarë, 23 nigerianë, 4 italianë dhe 1 gambian.

Mediat italiane shkruajnë se operacioni është zhvilluar në tre vende në disa provinca të Italisë në Gjermani në qytetin i Kothen dhe në Shqipëri në Vlorë, ndërsa janë duke u ekzekutuar një urdhër, të lëshuar nga Gjykata e Romës me kërkesë të Drejtorisë Anti-Mafia, e cila urdhëron burgosjen 55 persona, mes të cilëve 52 burra dhe3 gra pasi i përkasin 3 organizatave që synojnë prodhimin, trafikimin dhe mbajtjen e paligjshme të substancave narkotike.

Hetimet, të kryera nga karabinierët e Njësisë Operative të Romës, bënë të mundur konstatimin e organizatës së trafikut të drogës në Shqipëri, e cila  prodhonte dhe e importonte kanabis të sasive të mëdha nga Vlora falë aleancave me organizatat kriminale me origjinë nigeriane, në nivel kombëtar dhe evropian, me një sistem të testuar dhe efikas që përdori mjetet e transportit siç janë trenat dhe autobusët në Itali dhe më pas dërgohej në Gjermani

Sipas mediave italiane bëhet fjalë për 3 organizata të ndryshme kriminale që kishin si synim trafikimin e paligjshëm të drogës./Opinion.al

Pas