Kryesore

Gara për kreun e PD/Ibsen Elezi kërkon shtyrjen e zgjedhjeve, ja arsyet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:54 - 20/05/22 |
Opi Nion

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi në një deklaratë për v mediat ka kërkuar që të shtyhet data e zhvillimit të zgjedhjeve, të cilat do të mbahen më 22 maj.

Këtë kërkesë ai ia drejtoi Komisionit të Rithemelimit me argumentin se pas shpalljes së kandidaturës së tij, ka vënë re një sërë shkeljesh statutore dhe ligjore në të gjithë këtë proces.

Sipas tij, në PD nuk po zbatohet asnjë nga elementët e primares dhe debatit, teksa shton se ka pasur defekte të rënda me listat.

“I jam drejtuar komisionit me një kërkesë që ka të bëjë me shtyrjen e datës për zgjedhjet e kryetarit. Vendosa të konkurroj në pozicionin e kryetarit të PDSH. Pas regjistrimit tim si kandidat po konstatoj një sërë shkeljesh statutore dhe ligjore. Asnjë nga elementët e primares dhe debatit nuk po zbatohet në këtë proces. Gjithashtu ka pasur edhe defekte të rënda me listat, kjo e pohuar edhe nga komisioni elektoral. Procesi zgjedhor po kryhet në kundërshtim me statutin e PD. Është konstatuar nga ana ime që nuk është ngritur komisioni i Apelimit. Ky komision është i vetmi organ që garanton mbarëvajtjen e procesit sipas normave statuore. Mos marrja e kësaj kërkese, moskthimi përgjigje dhe mosorganizimi i një mbledhje është një shkelje statutore dhe shkelje e veprimtarisë”,-tha Elezi.

Pas