InstaBIZ

Gabim në pikët e Eurovision, ndryshon klasifikimi i Shqipërisë


               Publikuar në : 22:44 - 22/05/19 |
xhu lia

Një gabim në llogaritjen e pikëve ka bërë që pozicioni i Shqipërisë në festivalin e Eurovizion të ndryshojë.

Gjatë ditës së sotme u publikua lista e pikëve të sakta ku Shqipëria është rritur me një vend pra nga vendi i 18-të është renditur në të 17-in.

E gjithë kjo ngatërresë ka ndodhur pasi që në fillim Bjellorusia u ndalua të jepte pikët në finalen e Eurovizion, pasi e publikuan votimin e tyre në gjysmëfinale.

Diçka e tillë çoi në një efekt domino pasi u desh të përcaktohej një rezultat i kombinuar për të plotësuar boshllëkun që la Bjellorusia.

Ky ‘gabim’ është bërë vetëm në votimin e jurisë, pasi pjesa tjetër e pikëve është marrë nga votimi i publikut ku nuk kishte gabim.

Kjo përllogaritje e re e pikëve nuk ndryshoi  asgjë në katërshen finaliste, as tek fituesi, por vendi ynë u rrit në klasifikim me një pozicion. Këtë fakt e ndau në rrjete sociale edhe këngëtarja Jonida Maliqi, e cila përfaqësoi këtë vit Shqipërinë./Opinion.al/

eu euu
<
>

Pas