Aktualitet

Fushë Arrëz/Ranë në kontakt me energjinë elektrike,ndërron jetë nëna dhe 2 vajzat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:38 - 28/05/22 |
Opi Nion

Një tragjedi në familjen Kola në Fushë Arrëz, ku nëna me dy vajzat përkatësisht 19 dhe 16 vjeçare, kanë ndërruar jetë pas një kontakti me rrymën elektrike.

Bëhet me dije se njëra nga vajzat ka qenë duke u larë në dush, kur ra në kontakt me rrymën elektrike. Motra e saj ka ndërhyrë ta ndihmojë, por mësohet se edhe ajo ka humbur jetën sapo ka prekur dorezën e tualetit. Në përpjekje pë rtë shpëtuar vajzat, ka humbur jetën edhe nëna e tyre, 43-vjeçare.

Burimet paraprake bëjnë me dije se në banesë ka qenë edhe djali i familjes, I cili është lënduar nga kjo ngjarje, por fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Njoftimi nga policia

Rreth orës 16:50, në qytet Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz.

Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Pas