Aktualitet

Ndarja nga jeta e ish-presidentit, Ambasada e SHBA dhe BE mesazhe ngushëllimi  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:51 - 28/05/22 |
Opi Nion

Ambasada Amerikane në Tiranë dhe delgeacioni i BE në vendin tonë kanë reaguar dhe kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi lidhur me vdekjen e parakohshme të ish-presidentit Nishani.

Në mesazhin e ndarë në rrjetet sociale nga ambasada e SHBA, vlerësohet ndër të tjera kontributi i zotit Nishani zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

“Jemi të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. I shprehim familjes së tij ngushëllimet tona të përzemërta. Kontributi i tij për Partinë Demokratike, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri gjatë mandateve të tij si President dhe Ministër do të mbahen mend nga bashkatdhetarët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e shumtë”, shkruan ambasada amerikane në mesazhin e saj drejtuar familjes së ish-presidentit të ndjerë Bujar Nishani.

Ndërkohë në mesazhin e delegacionit, vlerësohet kontributi i zotit Nishani afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian

“Me dhimbje të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Si Ministër i Drejtësisë, i Brendshëm dhe President, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Ngushëllimet tona të përzemërta familjes, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në reagim./Opinion.al

 

 

Pas