Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fushata në gjimnazet e Tiranës, kush genjen, LGTB apo Ministria?

2018/03/23 at 5:01 PM
në Komente
Kohë leximi: 2 min
A A
Fushata në gjimnazet e Tiranës, kush genjen, LGTB apo Ministria?

Aktivitetet që po organizon LGBT nëpër gjimnazet e Tiranës me nxënësit e këtyre shkollave kundër bullizmit dhe paragjykimeve janë kthyer në temë debati në rrjetet sociale. Të shumta kanë qenë reagimet kundër kësaj nisme, nga media por edhe nga figura politike si Ylli Manjani, Tritan Shehu, apo Mesila Doda. Opinion.al ditën e djeshme kontaktoi Ministrinë e Arsimit për të marrë më shumë informacione në lidhje me këto aktivitete. Në një reagim zyrtar, zëdhënësi i kësaj Ministrie ka mohuar që të ketë dijeni për këto takime dhe është shprehur se Ministria e Arsimit nuk ka një projekt me LGBT që të shtrihet nëpër shkollat e Tiranës.


“Ne nuk kemi nje projekt se bashku me kete komunitet qe shtrihet ne shkollat tona. Mund te jene raste te izoluara ku kjo gje behet ne shkolle.”  është shprehur zëdhënësi i kësaj ministrie për Opinion.al.

Ditën e sotme Aleanca LGBT në një reagim zyrtar ka akuzuar Ministrinë e Arsimit se po distancohet nga kjo nismë duke insistuar se në fakt këto aktivitete po zhvillohen me dijeninë e plotë të këtij institucioni dhe me lejen e qeverisë shqiptare.

“Çfarë na shqetëson në këtë histori është fakti se si Ministria e Arsimit refuzon të marrë anën e saj dhe përpiqet me çdo kusht të tërhiqet nga debati, ndonëse është në fakt institucioni kryesor për zbatimin e Planit Kombëtar të Masave për luftën ndaj diskriminimit të LGBT sanksionuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 390, datë 25.5.2016 .

I kujtojmë Ministrisë së Arsimit se ne nuk hyjmë as natën e as vjedhurazi nëpër shkolla, por këto takime zhvillohen në kuadër të Planit Kombëtar të Veprimit për Personat LGBTI në Shqipëri, strategji e miratuar nga qeveria shqiptare në qershor 2016. Qëndrimet mohuese të MAS në këtë rast tregojnë edhe njëherë se qeveria ka dështuar të përmbushë angazhimet që vetë ka ndërmarrë që prej dy vitesh.

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë është një ndër institucionet kryesore përgjegjëse për implementimin e këtij plani i cili përfshin aktivitete edukuese dhe ndërgjegjësuese më drejtues, mësues, psikologë shkollash dhe nxënës.”, shkruhet në reagimin zyrtar të LGBT-së.

Natyrshëm lind pyetja, kush gënjen në këtë mes? Kujtojmë se për këto projekte nuk ka pasur një transparencë për prindërit të cilët janë shprehur kundër kësaj nisme. Opinion.al ka kontaktuar disa prindër të cilët nuk ishin dakort që fëmijët e tyre të ekspozoheshin kundrejt këtyre aktiviteteve./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
U lidh me Ermelën, martohet ish banori i Big Brother

U lidh me Ermelën, martohet ish banori i Big Brother

Ish-ministri socialist pëson ishemi në tru, dërgohet me helikopter drejt QSUT-së

Ish-ministri socialist pëson ishemi në tru, dërgohet me helikopter drejt QSUT-së

Blejnë të dhënat e qytetarëve italianë, nisin verifikimet për “call center”-at në Shqipëri

Blejnë të dhënat e qytetarëve italianë, nisin verifikimet për “call center”-at në Shqipëri
















TE FUNDIT

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?
11 Qershor, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se fundmi se të enjten do ta godasë fort Iranin e po ashtu ka...

Lexo më shumë

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA
11 Qershor, 2026

Irani mohon Donald Trumpin, i cili kishte nxituar të deklaronte në një postim se jemi shumë afër një marrëveshjeje, dhe...

Lexo më shumë

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026
11 Qershor, 2026

Pritja e madhe ka përfunduar dhe Botërori 2026 ka nisur zyrtarisht. Meksika, një nga tre vendet organizatore dhe i pari...

Lexo më shumë

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029
11 Qershor, 2026

Jose Mourinho është rikthyer zyrtarisht në stolin e Real Madrid. Klubi madrilen ka konfirmuar marrëveshjen me trajnerin portugez, duke mbyllur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}