Hillary Clinton dhe mbështetësit e saj shpenzuan një shifër rekord për fushatën presidenciale të kandidates demokrate…dhe përsëri humbën.
Plot 1.2 miliardë Dollarë u shpenzuan për fushatën e Hillary Clinton, dy herë më shumë se fituesi i zgjedhjeve Donald Trump.
Sipas të dhënave, Donald Trump shpenzoi 600 milionë Dollarë gjatë fushatës presidenciale. Miliarderi kontribuoi vet me 66 milionë Dollarë, kurse pjesa tjetër është donacion nga mbështetës të tij.
Qershorin e kaluar, Donald Trump kritikoi skeptikët të cilët thanë se duhet të shpenzojë 1 miliardë Dollarë për të patur shans që të fitojë. Por, triumfi i miliarderit amerikan tregoi krejt të kundërtën.