Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Furnizimi i Ukrainës me armë nga Perëndimi

2022/04/13 at 8:52 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Furnizimi i Ukrainës me armë nga Perëndimi

Armët e Perëndimit që u çuan në Ukrainë ndihmuan në zbutjen e ofensivës fillestare të Rusisë dhe duket se do të luajnë një rol qëndror në betejën e afërt, potencialisht vendimtare, për rajonin e kontestuar të Donbasit në Ukrainë. Ushtria ruse nga ana tjetër po bën pak përparim në ndalimin e tyre.


Shifrat e armëve të dërguara nga Shtetet e Bashkuara po rriten: më shumë se 12,000 armë të prodhuara për të shkatërruar automjetet e blinduara, rreth 1,400 raketa Stinger për të rrëzuar avionë dhe më shumë se 50 milionë municione. Dhjetra vende të tjera po i shtohen shifrës totale.

Administrata Biden po përgatit një paketë tjetër, më të larmishme, të mbështetjes ushtarake, e cila mund të arrijë në 750 milionë dollarë, tha të martën një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane. Zyrtari foli në kushte anonimiteti për planet që nuk janë shpallur ende publikisht. Ndihma shtesë është një shenjë se administrata synon të vazhdojë të zgjerojë mbështetjen e saj për përpjekjet luftarake të Ukrainës.

Këto armatime kanë ndihmuar një ushtri ukrainase të paarmatosur, të sfidojë parashikimet se do të pushtohej shpejt nga Rusia. Ato shpjegojnë pjesërisht pse ushtria e presidentit rus Vladimir Putin hoqi dorë, të paktën tani për tani, nga përpjekja e saj për të kapur Kievin, dhe e ka ngushtuar fokusin e saj në betejat për Ukrainën lindore dhe jugore.

Zyrtarët dhe analistët amerikanë ofrojnë shpjegime të shumta se përse rusët kanë pasur kaq pak sukses në ndalimin e lëvizjes së armëve perëndimore nga vendet fqinje, përfshirë Poloninë. Ndër arsyet e mundshme: dështimi i Rusisë për të fituar kontrollin e plotë të hapësirës ajrore mbi Ukrainë ka kufizuar përdorimin e fuqisë së saj ajrore. Gjithashtu, rusët nuk kanë arritur të furnizojnë me armë të mjaftueshme trupat e tyre në Ukrainë.

Disa thonë se problemi i Moskës fillon nga brenda.

“Përgjigja e shkurtër për pyetjen është se ata janë një ushtri shumë e paaftë, e udhëhequr keq nga lart,” thotë James Stavridis, një admiral në pension i Marinës amerikane, i cili ishte komandanti më i lartë i NATO-s në Evropë nga viti 2009 deri në 2013-ën.

Rusët gjithashtu përballen me pengesa praktike. Robert G. Bell, zyrtar për një kohë të gjatë i NATO-s dhe tani profesor në Shkollën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Sam Nunn në Universitetin Teknik të Xhorxhias, thotë se dërgesat mund të fshihen ose maskohen për t’i bërë ato të pakapshme për rusët – “duke pasur një rrjet spiunazhi në terren” për të identifikuar lëvizjet e autokolonave.

“Nuk është aq e lehtë sa duket, të ndalosh këtë fluks ndihme ” thotë Stephen Biddle, profesor i çështjeve ndërkombëtare dhe publike në Universitetin e Kolumbias. “Gjëra të tilla si municionet dhe raketat e dorës mund të transportohen në kamionë që duken si çdo kamion tjetër komercial. Dhe kamionët që transportojnë municionet që rusët duan të ndalojnë janë vetëm një pjesë e vogël e një fluksi shumë më të madh mallrash dhe tregtie që lëvizin në Poloni dhe Ukrainë dhe përtej kufirit.

Edhe me këtë ndihmë nga Perëndimi është e pasigurt nëse Ukraina do të triumfojë përfundimisht kundër një force më të madhe ruse. Administrata Biden ka thënë se nuk do të angazhojë trupat amerikane në luftë. Në vend të kësaj, ajo ka zgjedhur të orkestrojë dënimin ndërkombëtar dhe sanksionet ekonomike, të sigurojë informacione të inteligjencës, të forcojë krahun lindor të NATO-s për të penguar një luftë më të gjerë me Rusinë dhe të dhurojë armë.

Në mes të marsit, zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha se dërgesat e armëve do të viheshin në shënjestër.

“Ne paralajmëruam Shtetet e Bashkuara se dërgimi i armëve në Ukrainë nga një numër vendesh siç ka orkestruar, nuk është vetëm një lëvizje e rrezikshme, por një veprim që i kthen autokolonat me armë në objektiva legjitime,” tha ai në komentet televizive.

Por deri tani, rusët duket se nuk i kanë dhënë përparësi të lartë ndalimit të armëve, ndoshta sepse forcat e tyre ajrore janë të matura të fluturojnë në zonën e mbrojtur ajrore të Ukrainës për të kërkuar dhe sulmuar autokolonat e furnizimit në lëvizje. Ata kanë goditur vende fikse si depot e armëve dhe vendet e depozitimit të karburantit, por me efekt të kufizuar.

Të hënën, rusët thanë se shkatërruan katër raketa-hedhës S-300 tokë-ajër që i ishin dhënë Ukrainës nga një vend evropian i paspecifikuar. Sllovakia, një anëtare e NATO-s që ndan kufirin me Ukrainën, dhuroi një sistem të tillë javën e kaluar, por mohoi që të ishte shkatërruar. Të martën, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se raketa me rreze të gjatë veprimi janë përdorur për të goditur dy depo municionesh ukrainase.

Ndërsa luftimet intensifikohen në Donbas dhe ndoshta përgjatë korridorit bregdetar drejt Gadishullit të Krimesë të aneksuar nga Rusia, Putini mund të ndihet i detyruar të godasë më fort rrjedhën e armëve, të cilin presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e ka quajtur jetike për mbijetesën e kombit të tij.

Ndërkohë, një vëllim dhe gamë marramendëse e materialeve luftarake mbërrijnë pothuajse çdo ditë.

“Shkalla dhe shpejtësia e mbështetjes sonë për të përmbushur nevojat e mbrojtjes së Ukrainës janë të paprecedenta në kohët moderne,” tha John Kirby, zëdhënës i Pentagonit. Ai tha se rreth 2.5 miliardë dollarë në armë dhe materiale të tjera që i janë ofruar Ukrainës që nga fillimi i administratës së Bidenit është e barabartë me më shumë se gjysmën e buxhetit normal të mbrojtjes së Ukrainës.

Një shembull: Pentagoni thotë se ka siguruar më shumë se 5,000 raketa Javelin, të cilat janë ndër armët më efektive në botë kundër tankeve dhe automjeteve të tjera të blinduara – dhe madje mund të rrëzojnë një helikopter në lartësi të ulët.

Rrugët specifike të përdorura për të lëvizur materialet amerikane dhe perëndimore në Ukrainë janë sekrete për arsye sigurie, por procesi bazë është i ditur. Vetëm këtë javë, dy avionë ushtarakë transporti të SHBA-ve mbërritën në Evropën Lindore me sende që variojnë nga mitralozë dhe municione të armëve të vogla deri te mburoja trupore dhe granata, tha Pentagoni.

Një ngarkesë e ngjashme pritet në fund të kësaj jave për të përfunduar dërgimin e 800 milionë dollarëve të ndihmave të miratuara nga Presidenti Joe Biden vetëm një muaj më parë. Armët dhe pajisjet shkarkohen, zhvendosen në kamionë dhe dërgohen në Ukrainë.

Zoti Kirby tha se materialet ndonjëherë arrijnë tek trupat në terren brenda 48 orëve nga hyrja në Ukrainë./ VOA



Ju sugjerojmë

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
Bota

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

30 Qershor, 2025 10:21 pm
“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
Aktualitet

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

30 Qershor, 2025 10:01 pm
Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
Aktualitet

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

30 Qershor, 2025 9:20 pm
Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
Aktualitet

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

30 Qershor, 2025 9:10 pm
Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik
Aktualitet

Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik

30 Qershor, 2025 8:55 pm
Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi
Rajoni

Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

30 Qershor, 2025 8:27 pm
Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?
Aktualitet

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?

30 Qershor, 2025 8:05 pm
Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve
Bota

Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve

30 Qershor, 2025 7:42 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, topi te marrëveshja politike… ose presidentja

30 Qershor, 2025 7:33 pm
Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima
Bota

Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima

30 Qershor, 2025 7:28 pm
Para
Biden miraton ndihmë ushtarake prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën

Biden miraton ndihmë ushtarake prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën

Mbledhja e parë në ish-zyrën e Bashës tek PD, pamje nga tryeza e “Rithemelimit”

Mbledhja e parë në ish-zyrën e Bashës tek PD, pamje nga tryeza e "Rithemelimit"

Berisha: Rama takoi Bllakon para arrestimit në një nga vilat qeveritare

Rama e quajti të vdekur,Berisha:Zotohem se do e çoj politikisht atje ku e meriton
















TE FUNDIT

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
30 Qershor, 2025

Kompania shtetërore franceze e energjisë, EDF ka mbyllur termocentralin e saj bërthamor “Golfech”, në jug të vendit në përgjigje të...

Lexo më shumë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
30 Qershor, 2025

Në emisionin STOP, një ish punonjës i policisë së shtetit, që punonte si i infiltruar tregon, se e kanë përjashtuar...

Lexo më shumë

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
30 Qershor, 2025

Në mbledhjen e sotme (30 qershor) të Këshillit të Ministrave, është miratuar marrëveshja e financimit nga Bashkimi Evropian, në kuadër...

Lexo më shumë

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
30 Qershor, 2025

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 datë 30.06.2025 deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com