Kryesore

Rama e quajti të vdekur,Berisha:Zotohem se do e çoj politikisht atje ku e meriton


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:17 - 13/04/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e kreut të qeverisë, Edi Rama, i cila ka thënë se nuk bisedon me “të vdekurit”.

Në “ABC”, Berisha tha se Berisha tha se ai do ta nisë politikisht kundërshtarin e tij politik “atje ku e meriton.”

“Kur njeriu futet në një spirale të tillë do të thotë se ai jeton me lugetër me fantazma dhe është afër finales së tij politike, ditëve të fundit të tij në politikë. Unë nuk flas për jetëgjatësi biologjike, por ai lajmëroi në Kongresin e tij hyrjen në një spiral të tmerrshëm politik për të. Dy qenë momentet, e para mohimi i opozitës, që është përpjekja e një njeriu të tmerruar për të shpëtuar nga makthet që i krijojnë opozita e vërtetë atij dhe rikthimi i njeriut që ka të gjithë trashëgiminë, të gjithë potencialin për ta nxjerrë atë nga skena politike. Sali Berisha është i vetmi person në politikën shqiptare që e ka mundur 3 herë Edi Ramën. Në rregull, nuk po them jo. Por e kam mundur, sepse ai nuk ka rregulla. Ai në vitin 20009-të duhet të largohej, pasi ai ndryshoi statutin. Unë nuk e kisha të shkruar në statut që kryetari kur humbet zgjedhjet jep dorëheqjen, ai e kishte të shkruar në statut, që kur kryetari humbet zgjedhjet jep dorëheqjen, ai e ndryshoi statutin duke e bërë që kur kryetari humbet zgjedhjet nuk jep dorëheqjen. Zotohem para të gjithë të gjallëve në Shqipëri se Edi Ramën do ta nis politikisht atje ku e meriton. Shqipëria që thotë Rama ekziston vetëm në realitetin e tij. Realiteti i tij është një realitet që nuk ekziston.”-tha Berisha./Opinion.al

Pas