Akademiku Artan Fuga shprehet kundër njohjes dhe aprovimit nga Papa Françesku të mrekullive të Nënë Terëzës që i hap rrugë shenjtërimit të saj.
Fuga e cilëson këtë një tallje me Nënë Terezën.
Sipas tij, askush veç zotit nuk ka mundur të bëjë mrekulli, aq më pak të shërojë nga kanceri a tumori, siç pretendohet se ka bërë Nënë Tereza.
“Nënë Tereza e meriton shenjtërimin, për atë mrekulli të vërtetë që ka bërë, shpirtin e madh, por jo duke e tallur sikur ajo ishte magjistare… dhe shëronte kancere apo prostate”, shkruan Fuga në Facebook.