Kryesore

Ftesa e dytë e Varhelyit/ Rama: Nuk kemi kohë për të humbur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:10 - 27/10/20 |
Al Do

Kryeministri Rama ka bërë të qartë edhe njëherë sot se nuk do të presë opinionin e Komisionit të Venecias për votimin e Kodit të ri Zgjedhor në seancën plenare të së enjtes.

Teksa u pyet për ftesën e dytë që komisioneri Varhelyi i bëri sot për të pritur opinionin e Venecias, kryeministri Rama i tha mediave se “s’kemi pse të hyjmë në spiralen e një aventure ku na fton Ilir Meta që ka qëllim të sabotojë këtë proces”.

Unë e kam sqaruar dhe komisionerin në një bisedë që kemi pasur, pa dorashka se parlamenti nuk do presë asnjë sekondë sepse kemi zgjedhjet më 25 prill dhe s’kemi pse të hyjmë në spiralen e një aventure ku na fton Ilir Meta që ka qëllim të sabotojë këtë proces. Komisioni i Venecias i mirëpritur të sjellë kur të pjekë opinionin e vet. Ai opinion do diskutohet me të gjitha forcat politike dhe do mbetet për të adresuar çfarëdolloj çështje që mund të dalë përtej 25 prillit. Nuk kemi kohë për të humbur dhe për t’iu futur një aventure. Implementimi i ligjit zgjedhor kërkon kohën e vet, është marrë një angazhim për identifikimin biometrik, koha është e ngushtë”, deklaroi Rama.

Por nuk ka munguar dhe njëherë etiketimi për Presidentin e Republikës dhe qëndrimin e tij, të cilin e quajti “përpjekja e një lideri alternativ të një opozite të copëtuar dhe lideri absolut i një partie të degraduar”. /Opinion.al

Pas