Kryesore

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Metës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:47 - 27/10/20 |
Al Do

Komisioni i i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit Meta i cili këkonte rishqyrtimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Tashmë dekreti pritet të votohet në seancën plenare të së enjtes ku do të vendoset përfundimisht nëse ndryshimet do të implementohen ose jo.

Megjithatë kryeministri Rama ka paralajmëruar që ndryshimet do të kalojnë “pa humbur kohë” dhe “pa asnjë ndryshim”.

Presidenti Meta i ktheu për rishqyrtim ndryshimet në Kodin Zgjedhor që parashikojnë heqjen e koalicioneve parazgjedhore, hapjen e listave me një formulë të re për përllogaritjen e shpërndarjes së mandateve si dhe vendosjen e pragut elektoral kombëtar 1%.

Madje presidenti i është drejtuar Komisionit të Venecias lidhur me këto ndryshime dhe nëse ato janë në përputhje me Kushtetutën.

Kjo ngjalli edhe reagime nga aktorët ndërkombëtarë. Komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi i bëri dy herë thirrje Kuvendit të presë opinionin e Venecias para rivotimit të ndryshimeve. Por kryeministri Rama është përgjigjur se nuk do të humbasin kohë në këtë çështje. /Opinion.al

Pas