Aktualitet

Video/Brenda kampit, pamje të operacionit për kthimin e fëmijëve nga Siria


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:52 - 27/10/20 |
el ida

4 fëmijë dhe një grua janë kthyer mesditën e sotme në Tiranë pas një misioni të ndërmarr nga autoritetet shqiptare.
Floresha Rasha, tre fëmijët e saj dhe Endri Dumani, pas viteve të vështira brenda kampit Al – Hol në Siri, janë kthyer pranë familjeve dhe të afërmve të tyre.

Opinion.al sjell përmes videove, momente gjatë operacionit të zhvilluar për riatdhesimin e shqiptarëve në kamp, një proces i gjatë i ndërmjetësuar nga autoritetet libaneze.

Mes imazheve shihet Endri Dumani i shoqëruar nga përfaqësues të misionit shqiptar në Siri, mes të cilëve edhe shefi i antiterrorit Gledis Nanaj, i cili ka operuar në terren për kthimin e fëmijëve shqiptarë.

Në video shihen edhe momente të kërkimit brenda kampit Al- Hol, ndërkohë që sikurse është bërë e ditur misioni do të vazhdojë edhe për kthimin e fëmijëve të tjerë në kamp./Opinion.al

Pas