Rajoni

“FSK së shpejti pjesë e NATO”, mediat serbe: Presion për Beogradin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:25 - 10/01/21 |
Semiljana Azizi

Gazeta serbe  “Politika”  ka shkruar ditën e sotme se kosovarët do të realizojnë së shpejti ëndrrën e tyre duke u bërë pjesë e NATO.

Gazeta shkruan se Forcat e Sigurisë së Kosovës do të jenë pjesë e misioneve paqeruajtëse të Alenacës në Irak dhe Siri.

Sipas medias serbe, partitë politike të cilat tashmë janë duke bërë fushatë për zgjedhjet e parakohshme, kanë rënë dakord duke pranuar ftesën e SHBA-së për dërgimin e pjestarëve të FSK në misionet paqeruajtëse.

Por ajo që theksohet në shkrim është se një veprim i tillë përbënë një lloj presioni për Beogradin.

Historiani Srdjan Graovac nga Qendra për Stabilitet Social thotë se Kosova është një shtet i pavarur për Shtetet e Bashkuara dhe se ata nuk kanë hequr dorë dhe nuk do të heqin dorë nga ajo politikë.

 “Gjithçka që po bëjnë amerikanët nuk është e rastësishme dhe këto veprime kanë për qëllim forcimin e të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës. Prandaj, përfshirja e Kosovës në misionet ushtarake amerikane është vetëm një vazhdim i asaj politike. Amerika pretendohet se ishte kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, edhe pse është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit,” tha Graovac./Opinion.al

Pas