Aktualitet

Dibër/ Dëmtohen përcjellësit elektrik, pa drita 4 njësi administrative


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:56 - 10/01/21 |
Semiljana Azizi

Pasditja solli uljen e intesitetit të reshjeve të shiut ndërkaq ka sjellë edhe uljen e temperaturave.

Kjo ulje e temperaturave ka bërë që pemët, shtyllat e tensionit dhe përcjellësit elektrikë të ngrijën dhe të vishen me një shtresë akulli. Për pasojë ngrica dhe moti i keq ka lënë pa energji elektrike 4 njësi administrative në Dibër. Përkatësisht njësitë Administrative Sllovë, Kala e Dodës, Selishtë dhe Njësia Lurë

Ndërsa në rrethin e Bulqizës pa energji elektrike kanë mbetur e gjithë zona e Gollobordës dhe Krastës që prej 3 ditësh./Opinion.al

Pas