Një shtetas italian është arrestuar nga policia kufitare e Durrësit pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij iu gjetën 2 kg lëndë narkotike e llojit marijuhanë. Lënda narkotike u gjet në pjesën fundore të bagazhit, brenda gomës rezervë.
Policia arrestoi shtetasit italian G. A., 50 vjeç, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./Opinion.al