Aktualitet

COVID-i i merr jetën kryetarit të Këshillit Bashkiak të Kavajës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:23 - 15/02/21 |
Doriana Çepunaj

Koronavirusi i ka marrë jetën kryetarit të Këshillit Bashkiak në Kavajë, Ramazan Cara. Bëhet me dije se prej 3 javësh Cara ishte i shtruar në spitalet COVID  në Tiranë, ku fatkeqësisht ka humbur jetën.

Për lajmin e trishtë ka reaguar edhe kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali “Shumë u lutëm për ty o mik i mirë, por kjo flamë të mundi!  Tepër e hidhur është ikja jote sot, për secilin nga ne që pati fatin të të njihte.  Të të njihte zemrën e butë, urtësinë e mendimit, besnikërinë e një miku të rrallë.  Nuk ka ngushëllim kjo humbje për familjen tënde; Zoti i dhëntë durim dhe forcë! Të qoftë dheu i lehtë Ramazan Cara”, shkruan Krali.

Pas