-Kulturë

Francë (1931) / Turqia e njohu më në fund mbretërinë e Shqipërisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:22 - 20/09/19 |
Al Do

Nga Aurenc Bebja, Francë

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e një nëntorit 1931, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me njohjen zyrtare të mbretit Zog nga Turqia, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Turqia njohu mbretërinë e Shqipërisë

Më 27 tetor, Presidenti i Republikës turke i dërgoi një telegram Madhërisë së Tij Mbretit Zog të Shqipërisë, duke i uruar lumturi dhe prosperitet për kombin shqiptar.

 Madhëria e Tij i ktheu të njëjtin urim.

 I ngarkuari për çështjet diplomatike i Turqisë në Tiranë vizitoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, të cilin e njoftoi se ai ishte udhëzuar nga qeveria e tij për të hyrë në marrëdhënie zyrtare me qeverinë shqiptare. /Opinion.al

 

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania: https://www.darsiani.com/la-gazette/journal-des-debats-politiques-et-litteraires-1931-turqia-e-njohu-me-ne-fund-mbreterine-e-shqiperise/

Pas