Bota

Fotot dramatike të NASA-s,çfarë ndodhi në Antraktidë mes 4 dhe 13 Shkurtit


               Publikuar në : 18:00 - 22/02/20 |
el ida

NASA ka publikuar fotot dramatike të një masivi akulli në Antarktidë, një pjesë e madhe e së cilës u shkri për 9 ditë.

20% e masivit të akullit u shkri mes 4 dhe 13 Shkurtit, një periudhë e cila ka shënuar temperatura rekord në kontinentin e ftohtë.

Në imazhet e marra një satelit, në datën 4 Shkurt, ai shfaqet i tëri i bardhë, ndërsa më 13 Shkurt pjesa më e madhe ishte zhdukur, duke lënë disa shenja blu në qendër të ishullit. Pjesë, të cilat janë të tejngopura me ujë për shkak të shkrirjes së akujve.

Ndërkaq, temperaturat e ngrohta po bëhen të zakonshme në Antarktikë. Sipas një qendër studimi në Antarktikë më 6 Shkurt u shënua dita më e nxehtë në kontinent, 18.3 gradë Celsius./Opinion.al

Pas