Bota

Foto/ Talebanët varin trupat e pajetë të hajdutëve në ekskavator


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:16 - 06/10/21 |
Opi Nion

Pamje tronditëse janë publikuar në mediat e huaja nga Afganistani. Në fotot që po qarkullojnë në rrjetet sociale shfaqen trupat e pajetë të tre hajdutëve, të varur në kovën e ekskavatorit.

Zëvendës-guvernatori, Mawlawi Shir Ahmad Muhajir, bën me dije se se janë vrarë tre persona që kishin tentuar të grabisnin një shtëpi në provincën Herat.

“Kriminelët” e dyshuar u varën për të frikësuar publikun. Në imazhet grafike të shpërndara në mediat sociale, kufomat shfaqen të ngritura në ajër dhe të varura në lugën e ekskavatorit në provincën Herat.

Shfaqja e tmerrshme e së martës është një tjetër lloj i praktikave që përdorin talebanët që të ngjallin frikë si një shembull për të gjithë të tjerët që mund të bëjnë një veprim të tillë.

Kjo ndodh pavarësisht se talebanët shpesh këmbëngulin se kanë ndryshuar qëndrimin e tyre veçanërisht ndaj të drejtave të grave dhe vajzave./Opinion.al

 

Pas