InstaBIZ

Foto/Shawn Mendes dhe Camila Cabello konfirmojnë lidhjen me një…puthje


               Publikuar në : 22:34 - 09/09/19 |
xhu lia

Dy nga personazhet e showbizit botëror të cilët po përfliten më shumë kohët e fundit janë pikërisht  këngëtarët Shaën Mendes dhe Camila Cabello.

Gjatë gjithë verës ata janë diskutuar për lidhje mes tyre si dhe janë fotografuar shpesh mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Duket se tashmë me perfomancën e fundit ata i kanë dhënë fund aludimeve dhe kanë konfirmuar këtë histori dashurie.

Gjatë performancës së këngës “Senorita” në Toronto të Kanadasë ata kanë shkëmbyer puthje në skenë duke elektrizuar të gjithë fansat e tyre të pranishëm në koncert.

Në këtë mënyrë ata kanë konfirmuar publikisht lidhjen e tyre, e cila përflitet prej muajsh./Opinion.al/

 

Pas