-U tha në Opinion

Bejtja: Palët drejt një zgjidhje (Nanos s’i pëlqen kravata e Metës)


               Publikuar në : 22:37 - 09/09/19 |
geliano fataj

Gazetari Andi Bejtja mendon se paraqitja e Presidentit Ilir Meta këtë të hënë në Komisionin Hetimor, për shkarkimin e tij tregon se palët po shikojnë për një zgjidhje të krizës politike.

“Ilir Meta shquhet për konstruktivetet të tepruar. Mos harroni që shkoj tek këta që i kanë rrëzuar dekretet. Meta shkoi në komision pak ditë pasi u publikua raporti i OSBE/ OHDIR. E kishte dhe këtë epërsi, ka një të vërtete që palët po shikojnë për një zgjidhje pas këtij raporti. Në një kohë kur kemi dhe datën 18 tetor, kur do të merret dhe vendimi për negociatat”, tha Bejtja.

Analisti Mustafa Nano është i bindur se në fund të këtij procesi të nisur, president do mbëtet Ilir Meta.

“Nuk ka Gjykatë Kushtetuese. E gjithë kjo do jetë një show politik. Ky ballafaqim, unë kisha frikë se mund të ishte starti i një konflikti të ri, por kjo iku. Meta ishte në gjithçka në rregull, siç i takon një Presidenti më përjashtim të kollares”, tha analisti Mustafa Nano./ Opinion.al

Pas