-U tha në Opinion

Sondazhi/ A ka shenja paqeje mes Metës dhe Ramës


               Publikuar në : 23:21 - 09/09/19 |
geliano fataj

Për analistët politikë, përballja e Presidentit Ilir Meta këtë të hënë në Komisionin Hetimor tregoi se mes tij dhe qeverisë “ka një pakt të heshtur”.

Kjo temë u trajtua dhe në emisionin Opinion, ndërsa qytetarët u bënë pjesëmarrës duke u pyetur për këtë çështje.

Në faqen zyrtare të emisioni u bë sondazhi, ndërsa më shumë se 2 mijë qytetarë votuan.

80 përqind e tyre mendojnë se mes presidentit dhe kryeministrit nuk ka shenja paqeje, ndërsa të tjerët janë të mendimit se mes dy aktorëve politikë duket se ka nisur një “shkelje syri”/ Opinion.al

Pas