Bota

Foto/Rusët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës vishen me ngjyrat ukrainase


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:19 - 19/03/22 |
Opi Nion

Kozmonautët rusë kanë mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës të veshur me ngjyra ukrainase, dhe kjo është marrë si një deklaratë e tyre kundër pushtimit rus.

Tre burrat në foto ishin të dërguarit e parë që kur Rusia sulmoi fqinjën e saj lindor muajin e kaluar.

Ata u pritën ngrohtësisht në bord, duke u përqafuar dhe përshëndetur ekuipazhin e tyre amerikan, rus dhe gjerman.

ISS është një projekt i përbashkët midis Rusisë, Amerikës, Kanadasë, Japonisë dhe disa vendeve evropiane.

Kozmonautët rusë Denis Matveyev, Oleg Artemyev dhe Sergey Korsakov u ankoruan në ISS pas një fluturimi të gjatë të nisur nga një objekt në pronësi ruse në Kazakistan.

BBC shkruan se uniforma ruse standarde është blu e thjeshtë./Opinion.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

Pas