Aktualitet

FOTO/ Pas përplasjeve në distancë, Rama dhe Meta bëhen bashkë në Durrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:23 - 04/05/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta pas përplasjeve në distancë ditën e sotme janë bërë bashkë në ceremoninë e organizuar për nisjen e stërvitjes “Defender Europe 21”

Megjithatë, edhe në këtë rast ata kanë mbajtur distancë nga njëri-tjetri. Në krah të kryeministrit Edi Rama qëndron ambasadorja amerikane Yuri Kim, teksa anë krah të kreut të shtetit, qëndron kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në Durrës nis sot stërvitja “Defender Europe 21“, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe, nga 27 shtete, që realizojnë operacione pothuajse të njëkohshme në më shumë se 30 zona stërvitjeje, në 12 vende.

Ndërkohë në Tiranë, sapo ka nisur seanca e parë plenare pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Parlamenti do të diskutojë edhe mbi kërkesën e PS për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Kreut të Shtetit, pasi sipas socialistëve, ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore./Opinion.al

 

 

Pas