Bota

Foto/ Mijëra presin në aeroportin e Kabulit, avioni niset pothuajse bosh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:25 - 20/08/21 |
Opi Nion

Në kohën kur mijëra afganë kërkojnë të largohen nga vendi i tyre pas ardhjes së talebanëve në pushtet,  një imazh tronditës tregon një avion luftarak të nisur nga aeroporti i Kabulit thuajse bosh.

Foto u publikua në Twitter nga Paul ‘Pen’ Farthing, ish-marinsi britanik që shërbeu në Kabul, i cili tregoi se bashkëshortja e tij po kthehej në shtëpi.

Paul “Pen” Farthing, një ushtarak britanik që u nda nga gruaja gjatë trazirave në Afganistan, shkroi në Twitter: “Kaisa po kthehet! Por, avioni është bosh… skandaloze kur mendon që mijëra presin në aeroportin e Kabulit duke u shtypur me këmbë. Fatkeqësisht, njerëzit do të lihen aty kur misioni të mbarojë, pasi ne nuk ditëm ta kryenim detyrën tonë”.

Më shumë se 18,000 njerëz janë evakuuar në pesë ditët e fundit nga aeroporti i Kabulit.

Talebanët kanë marrë nën kontroll rrugët përreth aeroportit të Kabulit, e vetmja mundësi për të dalë jashtë vendit,  dhe nuk lejojnë afganë që të futen në aeroport./Opinion.al

Pas