Bota

Facebook njofton masa të reja sigurie për përdoruesit në Afganistan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:40 - 20/08/21 |
Opi Nion

Facebook ka nxjerrë masa të reja sigurie për të mbrojtur përdoruesit në Afganistan.

Pas rekomandimeve nga aktivistët, gazetarët dhe grupet e shoqërisë civile, kompania thotë se përdoruesit tani mund të mbrojnë postimet e tyre nga njerëzit që nuk i njohin.

Gjithashtu, përdoruesit e Instagram-it në Afganistan do të marrin njoftime që i informojnë ata për metodat për të mbrojtur llogaritë e tyre.

“Ne po punojmë ngushtë me homologët tanë në industri, shoqëri civile dhe qeveri për të ofruar çdo mbështetje që mundemi për të ndihmuar në mbrojtjen e njerëzve,” shkroi në Tëitter Nathaniel Gleicher, kreu i politikës së sigurisë në Facebook./Opinion.al

Pas