Kronikë

FOTO/ Ky është 26-vjeçari që u vra me Erigers Mihasin në atentatin në “Astir”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:54 - 14/11/21 |
Opi Nion

Ky që shihni në foto është 26-vjeçari Armando Dumani, i cili mbeti i vrarë së bashku me Erigers Mihasin, 32-vjeç në atentatin e mbrëmjes së djeshme në Tiranë.

Dumani njihet nga Policia e Tiranës si person me lidhje me shtetas me precedentë dhe i dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe i dyshuar grabitje.

Dy të rinjtë u qëlluan me breshëri plumbash në “Astir” nga një makinë tip “Toyota” e cila më pas u larguar dhe u dogj në Thumanë. Sipas “Neës 24” makina e dyshuar se u përdor në atentat ishte e vjedhur në Greqi, ndërsa targat në muajin korrik në Tiranë.

Mihasi është person me precedentë të mëparshëm penalë. Emri i tij ka dalë në sulmin me armë ndaj kompleksit “Eiffel”, ku Mihasi u raportua si një nga bashkëpunëtorët e sulmit.

Gjithashtu ai dyshohet edhe si personi kryesor që ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushërinjve Mumajesi në Tiranë. Mihasi dyshohet se ka marrë pjesë në një ngjarje tjetër kriminale në vitin 2017 në Laç, ku ka mbetur i plagosur Rudolf Toma, punonjës në bashkinë e Kurbinit. Ai njihej si mik i ngushtë me Santiago Malkon, ish-policin që u vra më 27 gusht të vitit 2019.

Mihasi është arrestuar në vitin 2019, pasi dyshohet se ka qenë një prej autorëve të grabitjes me armë të banesës së prindërve të Elton Çiços në Tepelenë. Por ai fitoi pafajësinë për këtë krim dhe u lirua disa muaj më pas./ Opinion.al

Pas