InstaBIZ

Foto/ J.LO sfilon në pasarelën e Donatella Versaces me fustanin ikonë


               Publikuar në : 09:00 - 21/09/19 |
xhu lia

Aktorja dhe këngëtarja e njohur Jennifer Lopez duket se i ka lënë të gjithë pa fjalë, kur u shfaq në pasarelën e Donatella Versaces.

Lopez mbylli sfilatën me veshjen e saj ikonë të vitit 2000, e cila asokohe tërhoqi jo pak vëmendjen dhe u cilësua si një nga veshjet  më interesante ndër vite.

Përmes fustanit jeshil që i nxirrte në pah të gjitha linjat trupore, J.LO  dukej po aq sensuale sa 19 vite më parë.

Ajo ka marrë duartrokitje dhe ovacione nga të gjithë të pranishmit në këtë event të Versaces./Opinion.al/

Pas