Kronikë

FOTO/ Identifikohet viktima dhe i plagosuri në aksidentin në Gjirokastër


               Publikuar në : 10:08 - 11/11/19 |
Al Do

Një 34-vjeçar nga Gjirokastra humbi jetën mesnatën e kaluar pasi makina në të cilën ai po udhëtonte doli nga rruga dhe u përplas me një mur.

Ai është identifikuar si Julian Loloçi. Sipas njoftimit të policisë ai ishte në vendin e pasagjerit kur mjeti tip ‘benz’ i drejtuar nga një 33-vjeçari Enrik Hyseni, doli nga rruga dhe u përplas me një mur. Ky i fundit a marrë ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Si shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara. Gjithashtu dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë nën efektin e alkoolit në momentet kur ka humbur kontrollin. /Opinion.al

Pas