Ish-presidenti Ilir Meta ka bërë publike edhe logon e Partisë së Lirisë, një ditë pasi zbuloi se LSI ka ndryshuar emrin.
Logoja e partisë është bërë publike nga vetë Meta në një postim në rrjetin social “Facebook”.
Ai gjithashtu ka lajmëruar konferencën e parë të shtypit nga Partia e Lirisë.
Kujtojmë që në Konventën e zhvilluar dje, u miratuan dhe ndryshimet në statut që i hapën rrugën ndryshimit të emrit, logos dhe vulës së LSI, e cila tani më quhet Partia e Lirisë./Opinion.al