Aktualitet

Ndryshimet në qeveri, të enjten parlamenti në seancë plenare



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:04 - 26/07/22 |
Opi Nion

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e enjte në një seancë të posaçme ku priten të miratohen ndryshimet në qeveri.

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme njoftoi ndryshimet në kabinetin qeveritar, ku u shkarkua nga posti i zëvendëskryeministrit dhe i ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe në vend të tij u emërua ministrja për Infrastrukturën dhe Energjetikën, Belinda Balluku.

Ndërkohë në kuadër të procesit të integrimit dhe negociatave me BE-në, kryeministri Edi Rama bën të ditur se si kryenegociatore është emëruar Majlinda Dhuka, e cila zëvendëson Zef Mazin. Dhuka po ashtu është emëruar Ministre Shteti për marrëdhëniet me BE-në pranë kryeministrit.

Ndonëse Kuvendi e kishte mbyllur sesionin parlamentar për të sezon, ai do të mblidhet në një seancë të posaçme për miratimin e këtyre ndryshimeve.

 

Pas