Aktualitet

Në krye të “Partisë së Lirisë”, Meta: Betejë për të rivendosur në vend demokracinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:24 - 26/07/22 |
Opi Nion

Ish-Presidenti Ilir Meta ka dalë në konferencën e parë për mediat, një ditë pasi mori drejtimin e Partisë së Lirisë.

Meta u shpreh se tashmë nis një rrugëtim i ri dhe senuk e ka kostumin e Presidentit, që sillte pyetjen se a i lejohet të flasë kështu një kreu shteti. Ai theksoi se kjo betejë e madhe është e domosdoshme për të rivendosur në vend demokracinë, kushtetueshmërinë dhe për të fituar lirinë të gjithë shqiptarët.

“E di shumë mirë se duke qënë krenar për ato sakrifica janë të ndërgjegjshëm se kjo betejë e madhe është e domosdoshme për të rivendosur në vend demokracinë, kushtetueshmërinë dhe për të fituar lirinë të gjithë shqiptarët. Dua të falenderoj intelektualët që i janë bashkuar, që nga ambasadori Agim Nesho, janë të mirëpritur të gjithë ata që mendojnë se nuk mund të qëndrojnë indiferent. Aleati më i madh është indiferenca e njerëzve të ndershëm e sidomos e intelektualëve që kanë një përgjegjësi të madhe. Duhet të fillojmë nga puna, se nuk e kemi kostumin që na sillte atë pyetjen se a i lejohet të flasë kështu një presidenti. Tani jemi pa xhaketë, sot e deri ditën e triumfit”-tha Meta.

Pas