Kryesore

“Tani jemi pa xhaketë”, Meta: Armiku kryesor i lirisë është korrupsioni



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:32 - 26/07/22 |
Opi Nion

Ish-presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp, një ditë pasi mori edhe drejtimin e Partisë së Lirisë.

Së pari, gjatë fjalës së tij ai është shprehur i lehtësuar për faktin që tashmë nuk e ka të veshur kostumin e presidentit.

Ndër të tjera, Meta tha se armiku kryesor i lirisë në vendin tonë është korrupsioni.

Tani duhet të nisim menjëherë nga puna se tani nuk e kemi më atë kostumin që na sillte dhe atë pyetjen a i lejohet të flasë kështu një presidenti? Tani jemi pa xhaketë, sot e deri ditën e triumfit jo të Partisë së Lirisë por gjithë popullit të lirisë. Armiku kryesor i lirisë sot është dhe korrupsioni dhe është ky korrupsion që e ka rënduar situatën e çdo qytetari, familje të ndershme në mënyrën më dramatike e po përzë të rinjtë e të rejat nga vendi”,-tha Meta.

Pas