Aktualitet

Foto/ Buqetë me lule në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik


               Publikuar në : 11:45 - 16/06/19 |
geliano fataj

Një buqetë me lule është vendosur në vendin ku ndodhi aksidenti me tre viktima të së njëtës familje dhe dy të tjerë të plagosur, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, pranë qendrës tregtare TEG.

Më herët , Policia e Tiranës ka publikuar emrat e personave të përfshirë në aksidentin tragjik. Burime zyrtare të policisë raportojnë se në afërsi të qendrës tregtare, mjeti me drejtues Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e kësaj përplasjeje kanë gjetur vdekjen e menjëhershme Bardhok Bibaj, 62 vjeç, Valentina Bibaj, 54 vjeçe dhe vajza e tyre Florida Bibaj 22 vjeçe.

Ndërkohë, vajza tjetër e çiftit, 26 vjeçe është në gjendje kritike për jetën. I plagosur në gjendje të rëndë është edhe drejtuesi i mjetit.

Fillimisht u raportuar se në aksident kishin vdekur 4 persona, por më pas policia sqaroi se bëhet fjalë për 3 viktima dhe dy të plagosur në gjendje të rëndë. Njëra prej vajzave Xhuljana Bibaj, ndodhur në gjendje kritike për jetën u raportuar se ndërroi jetë por në fakt kishte kaluar në vdekje klinike.

Policia ende po vazhdon hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit me bilanc lufte./ Opinion.al

Pas