Kronikë

Burgim i përjetshëm për ekzekutorin e të riut shqiptar


               Publikuar në : 12:20 - 16/06/19 |
geliano fataj

Një 20-vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një shtetasi shqiptar në Angli dhe plagosjen e rëndë të vëllait të tij.

Edmond Jonuzi (Preçi), 35 vjeç, i njohur edhe si Edmond Preçi, u qëllua për vdekje me thikë në një stacion treni në Londër, më 9 qershor të vitit të kaluar. Vëllai i tij, Erald Preçi mbeti i plagosur me fraktura në kafkë.

Fajtor për ngjarjen është shpallur Bilal Mumin, me shtetësi angleze, i cili edhe nëse e apelon nuk mund të zbresë nën 18 vjet pas hekurave.

Tre persona të tjerë u dënuan për dhunë./ Opinion.al Burgim i përjetshëm për vrasësin e të riut shqiptar në Angli./ Opinion.al

Pas