Kronikë

Foto/ Atentat si në filmat aksion, si shpëtoi i riu nga Vlora


               Publikuar në : 11:04 - 13/05/19 |
geliano fataj

Një ditë pas atentatit që iu bë 33-vjeçarit Romarjo Alliraj, pranë Urës së Mifolit, detaje të reja kanë dalë “në dritë”. I riu është i njohur për drejtësinë, pasi ka qenë i dënuar më herët nga Gjykata e Vlorës, madje ka qenë edhe në burg.

Alliraj ka qenë dënuar me katër muaj burg për veprat penale: Mashtrim, trafikim i lëndëve narkotike dhe përdorim i automjetit pa leje drejtimi. 33-vjeçari mësohet se ka blerë një automjet dhe më pas nuk ka paguar lekët, ndërkohë ai kishte përvetësuar edhe një tjetër automjet me herët, vepër për të cilën është dënuar në vitin 2017 me burg.

Si ndodhi atentati
Pasditen e së dielës, pranë Urës së Mifolit, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një automjet tip “Volkswagen”, me targa AA 864 SV.
Si pasojë e të shtënave me armë, Romarjo Alliraj, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka mbetur i lënduar.

Policia sqaroi se nuk ka të plagosur nga të shtënat me armë. Alliraj u dërgua në spital dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje.

Drejt tij është qëlluar minimalisht 19 herë, nga dy persona që ndodheshin në një tjetër makinë. Fillimisht është qëlluar nga prapa makinës, ndërsa më pas përpara saj, në drejtim të shoferit. Ky është atentati i dytë në qytetin bregdetar në harkun e 48 orëve./ Opinion.al

Pas