Aktualitet

Foto/Aksident pranë RTSH, makina përplaset me bordurën dhe hekurat anësorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:23 - 29/12/21 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në kryeqytet. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë RTSH.

Siç shihet edhe në fotot e siguruara nga LSA, një automjet tip “Volkswagen Passat”, ka dalë nga rruga, duke u përplasur më pas me bordurën anësore dhe duke shkatërruar gardhin metalik dhe shtyllën e tabelave të rrugëve.

Nuk dihet ende nëse ka pasur persona të lënduar, ndërsa policia nuk ka njoftim zyrtar mbi aksidentin./Opinion.al

Pas